Tragjeditë njerëzore nga spastrimet në Turqi
Gokhan Acikkollu

Gokhan Acikkollu

Mësimdhënës

Gokhani u arrestua më 23 Korrik të vitit 2016, si pjesë e masave të rrepta të Turqisë së pas puçit. Edhe pse ai vuante nga një tip i diabetit të rëndë, kishte të ndaluar aksesin e medikamenteve të nevojshme për plot gjashtë ditë. Pas 13 ditëve paraburgim, më 5 Gusht të vitit 2016, Gokhan u gjet i vdekur në qelinë e tij.
Haxhi Isa Sezek

Haxhi Isa Sezek

I moshuari 83 vjeçar

I moshuari 83 vjeçar Haxhi Isa Sezek, u arrestua më 3 Janar të vitit 2017 me akuzën “anëtar i një organizate të armatosur”. Ai është duke u mbajtur në të njëjtën qeli me nipin e tij 29 vjeçar, Suleyman Sezek.
Mustafa Torer

Mustafa Torer

Biznismen

Mustafa ishte njëri nga 45 mijë personat preh e masave të rrepta në Turqinë e pas puçit. Ai u dërgua në burgun Iskenderun. Pas një stresi të rëndë dhe traume, Mustafa, i cili vetëm se ishte duke vuajtur nga diabetisi, ndërroi jetë si përfundim i një ataku në zemër.
Bilal Konakçı

Bilal Konakçı

Ekspert për çmontimin e bombave

Bilal Konakci, një ish-ekspert për çmontimin e bombave, i cili doli në pension pasi kishte humbur krahun e djathtë dhe të dy sytë duke u munduar të çmontoj një bombë në vitin 2009, u arrestua më 20 Dhjetor të vitit 2016, pas dyshimeve se ka lidhje me Lëvizjen Gylen.
Furkan D.

Furkan D.

I sëmuri 12 vjeçar prej kancer

Furkani 12 vjeçar, ndërroi jetë nga kanceri i trurit, disa muaj pasi agjentët kufitarë turk konfiskuan pasaportën e tij dhe të prindërve të tij në aeroportin Ataturk në Stamboll, me të cilën prindërve iu ndalua udhëtimi për në Kuba për ta trajtuar kancerin e trurit tek fëmija e tyre 12 vjeçar.
5 Fëmijë

5 Fëmijë

5 Fëmijë

Një video e shpërndarë më 23 Janar të vitit 2016 në rrjetet sociale, tregon se si pesë fëmijë janë lënë në vetmi me lot në sy para burgut Sinxhan në Ankara, pasi nëna e tyre ishte arrestuar gjatë vizitës që ia kishte bërë burrit të saj.
Filiz Y.

Filiz Y.

Nëna 30 vjeçare

Filiz Y., një grua në moshë 30 vjeçare, e cila më 6 Shkurt të vitit 2017 lindi në spitalin e qytetit të Mersinit, u arrestua në orët e hershme të 7 Shkurtit, për lidhje të dyshuara me Lëvizjen Gylen.
Yavuz Bölek

Yavuz Bölek

Ish-shef i policisë, i arrestuar

Yavuz Bolek, një shef i policisë i pushuar nga puna pas hetimit të korrupsionit që implikonte Erdogan, ka kancerin dhe nëse nuk i tregohet kujdesi i nevojshëm mjekësor për shkurt kohë do të ballafaqohet me atak të paralizës. Kërkesat e tij vazhdimisht po injorohen.
Share This