Veterinari turk, doktor Harun Vural u diagnostikua me kancer gjatë periudhës së paraburgimit, mirëpo prokurori përgjegjës për rastin mohon t’i jep leje personit të akuzuar me paraburgim të qëndroj në spital para një operacioni të ardhshëm.

Veterinari me qendër në Erzurum ka qenë në arrest si pjesë e hetimeve ndaj Lëvizjes Gylen, të cilin qeveria turke e akuzon për organizim të grusht shtetit të vitit të kaluar, që nga 23 Janari i këtij viti.

Vural është dërguar në spital pasi kishte hetuar gjak në urinë. Doktorët kishin diagnostikuar tumor në fshikëzën e tij.

Vuralit i ishte ndarë termin për t’i nënshtruar një operacioni më 11 prill, ndërsa mjekët rekomandonin që ai të qëndroj në kujdesje intensive në spital deri në ditën e operacionit.

Me kërkesë të vazhdueshme të prokurorit, i identifikuar si Nurullah Yasar, më 28 Mars Vural përsëri u transferua në burg pavarësisht se gjakëderdhja i vazhdonte edhe më tej, raporton portali i lajmeve Aktif Haber.

Related News