Pas ngurrimit të autoriteteve turke për të filluar hetim mbi rrëmbimin e Murat Okumush, kontabilistin 40 vjeçar, i cili ka qenë menaxher në spitalin universitar Shifa në Izmir, së fundmi nëna e tij ka filluar që të kërkoj ndihmë nga zyrtarët qeveritarë.

Nëna e Okumush, të dielën ka lëshuar një video, në të cilën thotë se janë bërë më shumë se dhjetë ditë që nuk ka dëgjuar për djalin e saj dhe se është duke pritur ndihmë nga autoritetet.

Okumush raportohet të jetë rrëmbyer më 16 Qershor, datë e cila shënon rrëmbimin e dytë me forcë brenda një jave.

“Unë jam nëna e Murat Okumush, i cili u rrëmbye më 16 Qershor. Murat Okumush punonte për spitalin Shifa, e cila tani më është mbyllur. Ai është një njeri i dashur i familjes dhe baba i dy fëmijëve. Asnjëherë nuk na i ka turpëruar fytyrën. Ma rrëmbyen djalin. Jam e shqetësuar për djalin tim. Ju lutem na lajmëroni nëse e keni parë atë. Ata (dëshmitarët) na informuan se është rrëmbyer. (Dëshmitarët) e kanë parë atë. Paskan qenë dy automjete. Ka pasur një grindje mes tyre. Këpucët e tij i kanë dal nga këmbët përderisa ai ka qenë duke u futur në makinë me forcë. Rrëmbyesit ia kanë mbyllur gojën dhe e kanë futur në makinë. Dëshmitarët janë frikësuar. Rrëmbyesit u kanë thënë dëshmitarëve se janë policë. Dëshmitarët ua kanë kthyer se policia nuk e vepron në atë mënyrë dhe janë lajmëruar në 155. 155 ka ardhur dhe pasi i kanë parë të gjitha pamjet nga kamerat kanë thënë se rrëmbyesit janë nga njësia kundër terrorit. Nuk kemi arritur të marrim ansjë përgjigje nga asnjë institucion përkatës. Unë dua djalin tim. Po pres ndihmë nga autoritetet shtetërore. Ne jemi besnikë ndaj vendit tonë. Ne e duam kombin dhe vendin tonë. E dua djalin tim. Nuk kemi dëgjuar nga ai më shumë se dhjetë ditë. Jam shumë e mërzitur. Sot është ditë Bajrami. Kam pritur që të shfaqet djali im për këtë ditë. Dera që po trokitet në këtë ditë e hap duke menduar se është ai. Kjo ngjarje na e prishi tërë lumturinë. Nuk kam dëgjuar asnjë lajm nga djali im dhe jam shumë e shqetësuar. Jam duke pritur për ndonjë lajm nga autoritetet shtetërore”, ka thënë nëna.

 

Pas kësaj ngjarjeje, një llogari të twitter është formuar nga ana babait të tij më datë 22 Qershor.

“DJALI IM ËSHTË RRËMBYER! Nuk kam arritur të marr një përgjigje konkrete nga institucionet me të cilët kam biseduar këtë çështje. Dua që të ma dëgjojnë zërin dhe t’i adresohem autoriteteve që këtu”, thuhej në një tweet e postuar nga llogaria e hapur.

Okumush ishte menaxher i operacioneve në Spitalin Universitar Shifa me qendër në Izmir, i cili më vonë u mbyll për lidhje me grupin Gylen, të cilin qeveria turke e akuzon për orkestrimin e përpjekjes për grushtin e shtetit të 15 korrikut 2016.

Grupi në fjalë kategorikisht mohon çdo lloj përfshirjeje.

“Nuk kemi dëgjuar nga djali im Murat Okumush që nga ora 6 pm të 16 Qershorit, 2017. I lindur më 1977, Okumush me profesion ishte kontabilist dhe është baba i dy fëmijëve. Jo vetëm se ka qenë besnik ndaj shtetit dhe familjes së tij, por ai është një person famlijar i suksesshëm dhe i sinqertë”, thuhej në të njëjtën llogari të Twitter.

Okumush, për herë të fundit është parë duke hyrë në një lokal ushqimor në qendrën tregtare Migros në lagjen Bornova të Izmirit në natën e 16 Qershorit. Babai i tij ka thënë se detaje të reja kanë dalë vetëm pas përpjekjeve të tij për ta hetuar çështjen.

“Edhe pse i pyetëm të gjitha stacionet policore dhe spitalet, nuk gjetëm asnjë gjurmë nga ai.. Si përfundim i kërkimeve tona individuale, arritëm të gjejmë se paska ndodhur një incident rrëmbimi në të njëjtën kohë dhe në të njëjtën ditë. Dëshmitarët konfirmuan ngjashmërinë nga fotot e djalit tim dhe nga veshja. Njeriu i rrëmbyer atë ditë në fakt është djali im, Murat Okumush”, shtoi ai.

“Sipas dëshmitarëve që ne arritëm të kontaktojmë, një grup njerëzish me veshje civile nga dy makina të ndryshme kanë futur djalin tim me forcë në një nga makinat afër një salloni për fitnes në qendrën tregtare Migros, e cila ka ndodhur në lagjen Erzene, Rruga e 8-të, nr. 25”.

Një nga makina ka qenë VW Caddy me targa që kanë filluar me numrin 45, kurse makina tjetër ka qenë një Toyota Auris, 20 AK 171, e kanë informuar dëshmitarët babain.

“I kanë thënë njerëzve përreth se paskan qenë policë. Mirëpo, dëshmitarët nuk u kanë besuar dhe e kanë lajmëruar policinë. Pasi që policia ka arritur në vendin e ngjarjes, ka ekzaminuar incizimet e kamerave publike si dhe targat e makinave dhe u kanë thënë dëshmitarëve se personi (djali) është rrëmbyer nga ana e kolegëve të tyre të departamentit anti-terror”, shkruan babai.

Babai kërkon përgjigje

“Kërkoj përgjigje këtyre pyetjeve”, ka vazhduar llogaria në Twitter.

“Dëshmitarët thuan se i kanë thirr policët dhe ua kanë treguar targat e makinave. Targat e makinave kanë qenë të incizuar edhe nga zëri i dëshmitarëve kur ata kanë thirr policinë për ta raportuar incidentin. Pra, çfarë janë në fakt duke fshehur???

“Policia, që ka ardhur në vendin e ngjarjes pasi u është telefonuar, thotë se rrëmbyesit janë nga departamenti anti-terror. Nëse është ashtu, atëherë policia pse rrefuzon që djali im është duke u mbajtur peng atje? Nëse nuk është në stacionin policor atëherë ku gjendet??? JEMI TË SHQETËSUAR PËR JETËN E TIJ!!!”

“Një person është rrëmbyer në afërsi të komunës së Bornovës, një nga vendet më të gjalla të Izmirit. Unë, si një njeri i moshuar, përpiqem të mbledh dëshmi. Janë bërë gati se 6 ditë dhe policia as që guxon të marr dhe t’i analizoj video incizimet. A nuk është kjo punë e policisë???”

“Edhe unë dua që djali im të ndëshkohet nëse ka kryer ndonjë krim. Mirëpo, këtu është TURQI. Ka ligje, prokurorë, gjykatës dhe gjykata. Mos është bërë një rikthim të TOROSËVE të bardha misterioze të paligjshme të viteve 1980-ta dhe 1990-ta?”

Makinat Renault Torosat e bardha kanë qenë makina të zakonshme, të cilët inteligjenca e xhandarmerisë thuhej t’i ketë përdor për të rrëmbyer politikanë dhe biznesmenë kurdë gjatë viteve 90-ta, bëjnë të ditur dëshmitarët.

Rrëmbim i dytë brenda javës

Lajmi se është rrëmbyer Okumush erdhi vetëm një ditë pasi Xhemil Koçak, një viktim tjetër i pas grushtit të shtetit ishte futur me forcë në një furgon të zezë në mes të ditës në kryeqytetin turk të Ankarasë.

Koçak, një inxhinier i cili ishte shkarkuar nga puna prej një pozite qeveritare mbi lidhjet e dyshuara me lëvizjen Gylen, më datë 15 Qershor rreth orës 17:30 është ndjekur pranë shtëpisë së tij, në rrethin Altindag të Ankarasë nga katër makina (dy Ford Focusa, njëra e zezë dhe tjetra e bardhë, një furgon VW Transporter dhe një Fiat Dablo), thuhet në një llogari të Twitter.

Zhdukjet misterioze ku janë të përfshirë grupet opozitare tashmë të viktimizuar janë bërë një dukuri e zakonshme në Turqi, pas përpjekjes për grushtin e shtetit të 15 korrikut.

Të paktën 10 raste të rrëmbimeve të dyshuara përfshirë edhe të fundit me Okumush janë raportuar deri tani.

Më herët, një inxhinier, tre arsimtarë, një avokat, një i punësuar në një Universitet, dy zyrtarë të inteligjencës, një i punësuar në Autoritetet e Iformimit dhe Tekonologjisë për Komunikim (BTIK) dhe një i punësuar në Autoritetet e Konkurrencës janë raportuar si të rrëmbyer deri tani. Kurse një nga arsimtarët është kthyer përsëri nga ana e një personi të panjohur për policinë pasi që 42 ditë nuk dihej se ku është.

Personat që janë zhdukur për një kohë të gjatë kanë një histori të përbashkët, që të gjithë kanë humbur punët e tyre pas një grushtit të shtetit të pandershëm të cilin qeveria turke ia ka ngjitur kritikëve të tyre, sidomos anëtarëve të lëvizjes Gylen.

Në pyetjen parlamentare drejtuar kryeministrit turk Binali Yildirim më 25 Prill, zëvendësi i Partisë Popllore Republikane (CHP) për qytetin e Stambollit, Sezgin Tanrikulu, parashtroi pyetjen se pse nuk po zhvillohet një hetim efektiv për të gjetur njerëzit e rrëmbyer dhe personat që i kanë rrëmbyer ata.

Tanrikulu gjithashtu ka thënë se ekzistojn dyshime të shumta se këta njerëz janë rrëmbyer nga ana e Agjencisë së Inteligjencës Kombëtare Turke (MIT).

 

Related News