Qeveria turke, në mënyrë sistematike dhe qëllimisht është duke i burgosur gratë, si pjesë e fushatës së frikësimit pas përpjekjes për grushtin e shtetit të 15 korrikut, thuhet në një raport të fundit të një qendre në Suedi Qendra për Liri Suedi (SCF), më 27 prill.

Raporti i titulluar, “Gratë e burgosur në Turqi, Fushatë Sistematike për Persekutim dhe Frigë”, dokumenton raste të shumta të të burgosurve kohët e fundit të cilat deri tani nuk kanë pasur asnjë regjitrim të ndonjë akti kriminal.

Ky motivim duket se po krijon një faktor çrregullimi në shoqërinë turke dhe për ta frikësuar popullatën që të ushtrojnë të drejtat e tyre, përfshirë edhe lirinë e shprehjes, lirinë e tubimit dhe liritë e tjera”, duke shtuar se gratë nga të gjitha fushat e jetës janë bërë target të kësaj fushate të qëllimshme.

“Në disa raste SCF ka identifikuar disa nga gratë që janë arrestuar në spital menjëherë pas lindjes së fëmijës pa pasur shansën për tu shëruar. Shumë nga gratë janë burgosur gjatë vizitës së bashkëshortit të tyre nëpër burgje, duke i lënë fëmijët të bllokuar që rezulton me kaos në një sistem të drejtësisë kriminale, e abuzuar nga qeveria për t’i ndëshkuar zërat kritike. Në një rast, një grua humbi mendjen për shkak të torturave policore përderisa ishte në paraburgim, por ajo përsëri u dërgua në burg, edhe pse asaj i ishte dhënë diagnoza për një efetk të tillë. Një grua tjetër u burgos, sepse burri i saj, një gazetar kishte shkuar jashtë shtetit. Në shumicën e rasteve, qeveria ka burgosur gratë e biznesmenëve që janë detektuar të përkrahin opozitën në vend të autrokratit të Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, duke i konfiskuar bizneset e tyre dhe pasuritë personale”, elaboron raporti.