Zyra e kryeprokurorisë publike në Stamboll ka lëshuar urdhër-arresti për 189 avokatë si pjesë e hetimeve që ka si synim personat që kanë lidhje me lëvizjen Gylen të Turqisë, të cilin qeveria turke e akuzon për orkestrimin e grushtit të shtetit të 15 korrikut, ka raportuar të mërkurën agjencia shtetërore turke e lajmeve, Anadollu (AA).

Sipas raportit, 78 avokatë nga gjithsej 189 të akuzuar për “anëtarësim në një organizatë terroriste”, janë burgosur deri tani në operacionet të zhvilluara në tetë krahina. Ekipet policore, pak para arrestimeve kanë bërë kërkime nëpër shtëpitë dhe zyrat e avokatëve.

Sipas një raporti të publikuar në ueb faqen Turkey Purge në muajin Mars, të paktën 370 avokatë janë arrestuar, kurse 967 të tjerë kanë qenë nën hetim ose për pjesëmarrje të dyshuar në përpjekjen e grushtit të shtetit ose për lidhje me lëvizjen Gylen.

Organizatat dhe avokatët për të drejtat e njerëzve në nivel kombëtarë dhe asaj ndërkombëtarë, kanë kritikuar presionin e qeverisë ndaj avokatëve duke e vlerësuar si një goditje të madhe ndaj drejtësisë në vend.

Në muajin Maj, Ministri turk i Drejtësisë Bekir Bozdag, tha se më shumë se 4000 gjyqtarë dhe prokurorë janë shkarkuar nga detyra për lidhje me lëvizje Gylen dhe se asnjë nga gjyqtarët dhe prokurorët që janë në detyrë nuk i kanë shpëtuar hetimeve.

Sipas portalit të lajmeve t24, qeveria turke deri tani ka shkarkuar nga puna 4,238 nga gjithsejt 14,661 gjyqtarë dhe prokurorë, që nga 15 korriku e këndej.

Në dhjetor të vitit të kaluar, Rrjetet Evropiane të Këshillit Gjyqësorë (ENCJ) pezulloi statusin vëzhgues të Bordit të Lartë të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve të Turqisë (HSYK) dhe e përjashtoi atë nga pjesëmarrja në aktivitetet e ENCJ për shkak të pezullimeve masive dhe shkarkimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve si dhe për dështimin që të përmbush Standardet Evropiane të Këshillave në Gjyqësorë.

Më 8 Qershor, Nils Muižnieks, komisari i Këshillit Evropian për të drejtat e njeriut, shprehu shqetësimin e tij për kompozimin e re në HSYK duke u bazuar në amandamentet që janë miratuar në referendumin e 16 Prillit, ku thuhet se ky amandament nuk ofron masa mbrojtëse adekuate për pavarësinë e gjyqësorit.

Menjëherë pas grushtit të shtetit të dështuar më 15 korrik, qeveria aktuale turke së bashku me presidentin aktual turk, Rexhep Tajip Erdogan, fajin për orkestrimin e grushtit të shtetit ia lanë “Gylenistëve”.

Lëvizja mohon kategorikisht çdo lloj përfshirjeje.

Sipas një raporti të publikuar nga ana e agjencisë turke të lajmeve Anadollu (AA) më 28 Maj, deri tani janë arrestuar 154,694 persona dhe 50,136 të tjerë janë burgosur për lidhje të dyshuara me lëvizjen Gylen, që nga grushti i shtetit të dështuar.

(Turkish Minute)