Një gjykatë në provincën Kirsehir ka dënuar personin Bekir C., një mësues dhe një ish përfaqësues lokal i një unioni arsimor, Aktif-Sen, me 6 vjet dhe tre muaj burg, më datë 25 Prill.

Ai është akuzuar për dërgimin e fëmijëve të tij nëpër shkollat përgatitore të lidhura me lëvizjen Gylen, për marrje të kredisë nga Bank Asja dhe për shkak se ka qenë një ekzekutiv në unionin arsimon Aktif-Sen.

Bank Asja dhe me mijëra shkolla përgatitore janë mbyllur nga ana e qeverisë aktuale për shkak të lidhjeve me lëvizjen, i cili akuzohet për orkestrimin e përpjekjes së grushtit të shtetit të 15 korrikut. Lëvizja, kategorikisht e mohon këtë akuzë.