Të jesh veteran lufte nuk do të thotë se je i shpëtuar nga gjuetia e shtrigave të cilën ushtron qeveria turke, pasi M.E.Ç., një polic i vjetër që humbi njërin vesh dhe njërin sy në përleshje me organizatën kriminele e Partisë Punëtore Turke (PKK), thotë që nuk mund të përfitoj nga sigurimi social, të cilën e mundëson qeveria turke, për të bërë një operacion kirurgjik pas largimit nga lista e të siguruarve.

M.E.Ç. është vetëm një nga 134,200 persona që u shkarkuan si pjesë e spastrimeve të qeverisë turke të pas puçit.

Në një postim të tij, një grup i ngushtë të shokëve në Facebook, e themeluar nga disa viktima të spastrimeve në Turqi, zbulon se rrjeti mizor i pas puçit nuk njeh kufi kur bëhet fjalë për armiqtë e përbetuar të shtetit.

“Përshëndetje. Pas një sulmi me bombë të PKK në një pikë kontrolli më 27 Korrit të vitit 2016, arrita të sigurohem me shumë vështirësi. Më 1 Janar të vitit 2017 më tërhoqën nga lista e të siguruarve. Në sulmin terrorist me bombë, humba syrin e djathtë dhe veshin e majtë. Në trup akoma mund të shihen plagat të formuara të pas bombës. Deri tani i kam bërë 7 operacione kirurgjike dhe duhet ta bëj edhe një tjetër. Mirëpo, sigurimi im social përfundoi, kurse departamenti policor refuzon që të paguaj dëmshpërblimin për shkarkimin nga puna. A mendoni se duhet të përfitoj nga të drejtat e një veterani lufte? Si duhet ta bëj tani mjekimin e duhur?”, tha M.E.Ç.