Një grup policësh zvarritën për toke nënën Sultan Ozakca dhe gruan Esra Ozakca, të një edukatori të burgosur, Semih Ozakca, pasi kishte dal në grevë urie për të protestuar shkarkimin e tij nga puna nga ana e dekretit qeveritar pas përpjekjes së grushtit të shtetit më 15 korrik të vitit 2016.

Nëna dhe bashkëshortja Ozakca, raportohet të jenë bërë për në spital pasi që ishin zvarritut për toke me metra të tëra dhe të rrahur nga ana e një grupi policorë pasi ishin duke protestuar arrestimin e edukatorit.

Semih Ozakca dhe Nurije Gulmen, një akademike turke, ishin në titujt kryesor pasi kishin shkuar në grevë urie për të protestuar dekretin qeveritar të publikuar pas përpjekjes së grushtit të shtetit.

Ata u arrestuan në ditën e 75-të të protestës së tyre dhe më vonë u dërgua në burg me akuzë se po tenton nxis protesta anë e mbanë Turqisë.

Gulmen ishte shkarkuar nga Universiteti Selcuk të qytetit Konya për shkak të lidhjeve të dyshuara të tij me lëvizjen Gylen, të cilin qeveria turke e akuzon për orkestrimin e përpjekjes për grushtin e shtetit.

Ozakca ishte një arsimtar në një shkollë fillore në provincën lindore të Turqisë, Mardin pasi të ishte shkarkuar për lidhje të dyshuara me një organizatë terroriste.