Vetëm një ditë pasi një person nga Ankaraja u raportua se ishte zhdukur, më 1 Prill ishte zhdukur edhe një mësues i filozofisë, bën të ditur bashkëshortja e mësuesit në fjalë.

Mësuesi 41 vjeçar, Onder Asan, më 1 Prill të këtij viti u zhduk në mënyrë misterioze dhe bashkëshortja e tij, Fatma Asan, përmes llogarisë Twitter bëri të ditur se plot 8 ditë nuk e kishte parë fare bashkëshortin e saj, Onder.

“Unë dhe tre fëmijët e mi gjendemi në gjendje të mjeruar”, bëri të ditur Fatma në një llogari të porsathemeluar dhe kërkoi ndihmë nga politikanët dhe gazetarët.

Zhdukja e Onder, nëse e vërtetë, është rasti i dytë i ngjashëm brenda një jave, pasi që Turgut Çapan, një ish-punëtor i Universitetit Turgut Ozal, që ishte mbyllur nga ana e qeverisë, më 31 Mars në Ankara ishte raportuar si i zhdukur.

Bashkëshortja e Turgut, Ulku, bëri të ditur se një shok i Turgutit më 1 Prill kishte vizituar shtëpinë e saj dhe e kishte lajmëruar rrëmbimin e Turgutit.

Përderisa arsyet e rrëmbimit të dyshuar ende nuk njihen, në storiet e shkruara më herët drejtuar portlait tonë, si dhe një numër të madh të shkrimeve për medie të ndryshme raportonin se ekzistojnë disa aksidente misterioze të rrëmbimit të ndjekësve të Gylen ose të tjerëve që janë kritik ndaj qeverisë aktuale turke.

Qeveria turke fajin për grusht shtetin e 15 korrikut ia la Lëvizjes Gylen dhe arrestoi mbi 47,000 persona për lidhje të dyshuara me lëvizjen. Ndërkohë, qindra shkolla dhe konvikte janë mbyllur mbi akuzat e njëjta; ndër të cilat është edhe Universiteti Turgut Ozal. Fatma nuk përmend se vallë bashkëshorti i saj ka lidhje me lëvizjen ose jo.

Dy persona turq, njëri arsimtar dhe tjetri biznesmen, janë rrëmbyer nga shërbimi sekret turk në Malajzi, sipas një stories të dhënë nga anëtarët e familjes për Turkey Purge nga mesi i Tetorit të vitit të kaluar.

Ndërkohë, gazeta e përditshme turke majtiste Ervrensel ka raportuar se më 10 Janar, Zejnep Tunçel, një lexuese dhe shpërndarëse, është rrëmbyer dhe rrahur nga një grup njerëzish të paidentifikuar, të cilët e kanë akuzuar atë si kundërshtare e qeverisë aktuale.