Incizimet e reja të videos tregojnë haptazi se si policia ka përdorur çdo mjet për të shpërndarë përkrahësit e fondacionit Furkan, një grup-shoqëror i shoqërisë civile e njohur për nga qëndrimi kritik kundër qeverisë, të Shtunën gjatë manifestimit të Ditëlindjes së Shenjtë të Profetit Muhammed në provincën Adana.

Incizimi i videos prej 55 sekonda tregon se si një police femër mundohet që t’ia nxjerr shaminë nga koka duke ia tërhequr hixhabin nga mbrapa përderisa gruaja është duke bërtitur: Mos ma prek mbulesën!

Ndërkohë, një grup tjetër i policëve janë parë duke gjuajtur me gaz djegëse mbi fytyrat e përkrahësve të fondacionit Furkan prej një distance të afërt.

Në një video tjetër, e shpërndarë me të madhe në rrjetet sociale, policët gjuajnë një përkrahës të fondacionit Furkan me shkop polici pas një grindjeje pasi ky i fundit nuk i bindej urdhrit të policisë.
Kurse incizimi i tretë tregon se si një police femër e shkelmon një person me duart në pranga, i cili detyrohet që të shtrihet në tokë pasi policia ta kishte arrestuar.