Turgay Karaman, drejtori i shkollës ndërkombëtare Time në Ipoh, Malajzi, të martën është rrëmbyer nga ana e disa personave të panjohur, pasi që ai doli nga shtëpia për të shkuar në një mbledhje në Kuala Lumpur.

Sipas një raporti të lëshuar ditën e martë, policisë malajzeze në Kuala Lumpur, nga ana e avokatit të Karaman, Karaman është rrëmbyer nga 5 persona përderisa ai ishte duke shkuar drejt veturës së tij në parkingun e apartamentit ku ai jeton.

Ndërkohë, Ihsan Aslan, një biznesmen turk, simptaizues i lëvizjes Gylen, të martën është rrëmbyer në po në të njëjtin vend. Sipas burimeve, për rrëmbimin e tij është përgatitur një raport policor. Aslan është anëtar i Odës Ekonomike Turko-Malajziane me qendër në Kuala Lumpur, kurse celulari i tij për herë të fundit ka dhënë sinjal në selinë e Ministrisë për Mbrojtje të Malajzisë, përcjell bashkëshortja e të rrëmbyerit Ilhan Aslan.

“Këto pesë persona e detyruan z. Turgay që të hyjë në një nga veturat e tyre, Nisan Almera, me numër të targave WQE 8216. Vetura tjetër, që përdorej për rrëmbim dhe që e ndiqte të parin, është i brendit Proton Gen-2 me numër të targave BFD 6189”, përcjell shoku i Karaman, i cili parqiti raportin në polici.

Pasi Karaman nuk arriti të merr pjesë në mbledhje, bashkë me shokun dhe avokatin e tij, këto të dy të shqetësuar shkuan në banesën e Karaman për tu bindur se mos është rrëmbyer ngaqë dy nënshtetas turke, simpatizues të lëvizjes Gylen, të cilin autoritetet turke e akuzojnë për pjesëmarrje në grushtin e shtetit të dështuar verës së kaluar, janë rrëmbyer pas puçit në Turqi nga ana e shërbimeve sekrete turke në Malajzi.
Pas kontrollimit të incizimeve publike, në parkingun ku ai kishte lënë veturën për herë të fundit, shoku i Karaman arriti të zbuloj se ai ishte futur në veturë me forcë nga ana e pesë personave të paidentifikuar dhe janë dërguar në një vend të panjohur.

 

“ Bëj thirrje deri tek policia që të hetoj identitetin e rrëmbyesve dhe të njoftoj Departamentin e Imigracionit që të pengoj çdo përpjekje për deportimin e z.Turgaj nga Malajzia… Frikësohem për sigurinë time dhe jam i shqetësuar se e njëjta gjë mund të më ndodh edhe mua dhe shokëve të mi turq”, ka thënë shoku i Karaman.

Në tetorin e vitit të kaluar, dy nënshtetas të Turqisë janë ekstraduar nga ana e autoriteteve malajziane pas një kërkese nga homologët e tyre turke si pjesë e goditjeve të fundit kundër lëvizjes Gylen pasi ata ishin rrëmbyer nga shërbimet sekrete turke në Malajzi.

Raportohet se ambasada turke ka kërkuar nga autoritetet malajziane që të mbyll shkollat e Gylen në këtë shtetë aziatikë, si dhe në shumë shtete të tjera në fund të Shtatorit. Gjithashtu njoftohet se ambasadori turk ka kërkuar nga autoritetet që të ndërmarrin veprime ligjore kundër simpatizantëve të lëvizjes Gylen.

Qeveria turke akuzon lëvizjen për orkestrimin e përpjekjes për grusht shtetin e 15 korrikut, edhe pse vet lëvizja e mohon përfshirjen në të. Lëvizja njihet me aktivitetet e saja në arsim dhe në ndihma humanitare në më shumë se 170 shtete të botës, mirëpo  burokratët e Ministrisë së Jashtme turke po përpiqen që të zgjerojnë presionin e brendshëm ndaj institucioneve të jashtme të lëvizjes tani më e një kohë. (Turkish Minute)