Sipas një videoje të shpërndarë në rrjetin social Twitter, një grua që është rezidente në kompleksin e shtëpive Yeşil Vadi në Umraniye, ndalon veturën e Erdogan bashkë me disa banorë të tjerë të kompleksit për të takuar Erdogan dhe bashkëshorten e tij.
Gruaja thotë se në atë kompleks ka jetuar për plot 11 vjet dhe e informon Erdogan për njerëzit që kanë jetuar në disa banesa të komplekit dhe se të njëjtët janë larguar para tentativës për puç.
Ajo gjithashtu nënvizon se me simpatizuesit e Gylen ka jetuar bashkë me vite të tëra dhe se policia ka bërë kërkime në banesat e tyre për lidhje të dyshimta me Lëvizjen Gylen. Ajo gjithashtu kërkoi nga Erdogan t’i urdhëroj autoritetet për t’i konfiskuar ato banesa dhe t’ia fal Fondit Ushtarak Mehmetxhik dhe Fondit Policor, fonde këto që ndihmojnë familjet e dëshmorëve.
“Në këtë kompleks jetonin banorë të cilët arratisën para [tentativës] për puç. Dua që të shpallni një vendim paraprak gjyqësor për konfiskimin e këtyre banesave, t’i shitni dhe [paratë] t’ia falni Fondit Ushtarak dhe Policor”, tha ajo.
Presidenti Erdogan premton se një gjë të tillë do ta bën dhe pyet se vallë a i di emrat e tyre. Pasi gruaja thotë se menaxheri i patundshmërisë i posedon të gjitha detajet, Erdogan ia kthen se ai do ta “trajtoj” këtë çështje.
Origjinali i artikullit është botuar në portalin Turksih Minute më 3 Prill të vitit 2017.